Dituria

Mosdija

€12,99

Milan KUNDERA

 

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?

E vërteta është se pas një mungese të tillë të gjatë "kujtimet e tyre nuk ngjasojnë; nuk përputhen më". Ne gjithmonë besojmë se kujtimet tona përkojnë me ato të personit që kemi dashur, se ne përjetojmë të njëjtat gjëra.

Por ky është vetëm një iluzion. Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.

Koment nga Daily Telegraph :

"Mosdija: është një kënaqësi e veçantë ta lexosh... dialog prekës filmik dhe vështrim i përkryer i vetvetes... digresione filozofike të mprehta, aforizma poetike dhe imazhe historike surreale. Të gjitha këto janë sjellë bukur së bashku për të thurur një pëlhurë delikate të ndriçuar zbehtë... të historisë, kujtesës, besnikërisë, seksit."