Plejad

Lulet e së keqes

€7,00

Charles BAUDELAIRE

 

Vëllimi «Lulet e së keqes» është një rrëfim për shpresat, ëndrrat.

Baudelaire ka thënë se detyra e tij është të nxjerrë të bukurën nga e keqja. Në vëllim ka kundërvënie ndërmjet kategorisë estetike të së bukurës, që ka për simbol lulet, dhe kategorisë morale të së keqes, që ka për simbol satanain.

Modernizmi qëndron në faktin se Bodler, ndryshe nga autorët klasikë, shkruan për të bukurën duke e parë në një këndvështrim të ri :
Letërsia duhet të evokojë edhe për anën absurde dhe paradoksale të jetës dhe të bukurisë. Femra në poezitë e Bodlerit është objekt kryesor mbartës i simbolizmit.

Ajo është një ndërmjetëse e dy gjendjeve kontrastuese të sipërpërmendura. Femra, sipas tij, është një engjëll që të fal kënaqësi, por edhe një djall, burim i së keqes, është qenia që na i mbush ëndrrat me terrin më të madh; puthja e saj është helmuese. Simbolika e udhëtimit ka të bëjë me rrugën e njeriut në jetë, lindjen dhe zhgënjimin nga realiteti, tundimin nga djalli, dëshpërimin dhe revoltën e njeriut të vrarë dhe së fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe botën.