Onufri

Liria ime

€15,50

Mehmet KRAJA

Mehmet Kraja është shkrimtar i temave të rënda dhe i subjekteve interesante, që gjithmonë shndërrohen në histori të mrekullueshme, madje edhe atëherë kur ato histori nuk kanë përfundim të lumtur. "Liria ime" nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit të keq që i përndjek në palumturinë e tyre.

 Heronj apo antiheronj, çfarë janë këto personazhe? Çfarë ishin ata në të shkuarën e tyre, sepse në të tashmen janë njerëz plotësisht të palumtur, ndërsa në të ardhmen janë thjesht asgjë...? Pothuajse të gjithë ishin aty ku bëhej historia, por të mbushur pësime nuk e vërejtën atë, nuk deshën apo nuk mundën ta vërenin, as ta përjetonin si të tillë. Ekzistenca e tyre, e pavërejtshme për botën, e ruajti deri në fund peshën e tragjedicitetit.