Pema

Getsbi i madh

€12,99

F.S. FITZGERALD

Getsbi i madh paraqet tablonë e jetës amerikane të asaj që u quajt “Epoka e Xhazit”. Këtë vepër e bën edhe më intriguese fakti se në shumë pika lidhet me autobiografinë e autorit.

Historia e jetës së tij në kërkim të pasurisë ashtu që ta rikthente në jetën e tij bukuroshen e pasur Zelda Sayre, e cila e prish fejesën me Fizgeraldin pasi ky nuk ishte i pasur, puqet mrekullisht me subjektin e Getsbit të madh, ku Dejzi braktis Getsbin dhe martohet me Tom Bukananin e pasur dhe pastaj Getsbi, tashmë i pasur, kthehet në West Egg i bindur në synimin për ta rikthyer Dejzin në jetën e tij.

Vepra e provon Fitzgeraldin si një stilist të paarritshëm, që mrekullisht portreton ëndrrën amerikane të njeriut që nga zeroja bën standard jete të lakmueshëm dhe gjithë këtë me vetëm një objektiv: rifitimin e dashurisë së jetës.

Përmasat e tragjikes që përcjell teksti kulmojnë me vdekjen e Getsbit, që krejt i verbër karshi realitetit bën para drejt qëllimit jetësor pa parashikuar fare pasojat.