Pema

Adolfi

€7,99

Benjamin CONSTANT

Zotëri, do të duhej ta botonit këtë histori. Tani ajo s'mund të lëndojë askënd, dhe për mendimin tim, do ta kishte një dobi. Fatkeqësia e Elenorës tregon se edhe ndjenja më e zjarrtë s'mund të luftojë kundër këtij rendi gjërash. Shoqëria është tepër e fuqishme, ajo e riprodhon veten në tepër forma, përzien tepër ithtësi në dashurinë të cilën nuk e ka miratuar; ajo e ndihmon këtë prirje për luhatje, dhe këtë lodhje të paduruar, sëmundje të shpirtit këto, të cilat e kapin nganjëherë krejt papritur në gjirin e intimitetit. Njerëzit anash kanë një nxitim të papërballueshëm për të nxjerrë kleçka në emër të moralit, dhe për të qenë të dëmshëm nëpërmjet zellit të virtytit; do të thoshim se thjesht pamja e ndjenjës i bezdis, sepse janë të paaftë për të; dhe kur mund të kapen pas një shkasi, gëzohen gjithë dëshirë për ta sulmuar dhe shkatërruar.
Mjerë gruaja pra, që prehet në ndjenjë të cilën gjithçka është kurdisur për ta helmuar, dhe kundër së cilës shoqëria, kur nuk është e detyruar ta respektojë si të ligjshme, armatoset me gjithçka që ka të keqe në zemrën e njeriut për të luftuar gjithçka që ajo ka të mirë! 

- nga letra e autorit dërguar botuesit të tij francez