Pema

Çfarë të ka ndodhur ?

€15,00

Bruce D. PERRY, M. D., Ph. D. Oprah WINFREY

 

Nëpërmjet bisedave thellësisht personale, Oprah Winfrey dhe Dr Bruce Perry eksplorojnë se si ajo çka na ka ndodhur në fëmijërinë e hershme ndikon në formimin tonë si njerëz. Ata na sfidojne te ndryshojme Bojin e pyetjeve nga "Cfare nuk shkon me ty?" ose "Pse po sillesh në këtë mënyrë?" në "Çfarë te ka ndodhur?"

Shumë prej nesh kanë përjetuar fatkeqësi që kanë pasur një ndikim afatgjate në shëndetin tonë fizik dhe emocional. Ajo çka na ka ndodhur në fëmijëri është një parashikues i fuqishëm i rreziqeve për probleme shëndetësore në të ardhmen dhe ofron njohuri shkencore mbi modelet e sjelljes, që shumë njerëz kanë veshtiresi t'i kuptojnë.


Në ketë libër, Oprah ndan histori nga e shkuara e saj pikëlluese dhe reflekton mbi vulnerabilitetin që vjen prej përballimit te trau mave në një moshë të hershme. Se bashku me Dr. Perry, nje nga ekspertët kryesore te traumave ne femijeri ne bote, Winfrey bash kon fuqinë e tregimit te historive me shkencën dhe eksperiencen klinike, për të kuptuar më mirë dhe për t'i tejkaluar efektet e traumave.

Ata te dy fokusohen jo vetëm në nje kuptim te ri të sjelljeve njerëzore, por edhe në efektet e traumës në jetët tona. Eshtë njëndryshim i vogel por i thellë i qasjes ndaj traumave, që lejon secilin prej nesh te kuptojme te shkuarën tonë në mënyrë që të krijojme një rrugë të qartë drejt se ardhmes-duke u hapur derën qendrueshmërisë dhe shërimit në një mënyre te provuar e te fuqishme.