Onufri

Muzgu i perëndive të stepës

€14,99

Ismail KADARE

Pasternaku është i vetëm përballë makinës sovjetike. Kadare, duke pasur kartë të bardhë për të kritikuar BRSS-në, me të cilin Tirana ka prerë çdo lidhje, mund të denoncojë cenet e sistemit, pa ngjallur zemërimin e hapur të kritikës shqiptare.

Ja gjithë paradoksi i këtij romani, me të cilin shkrimtari i lejon vetes që, me një ton satirik, madje fort të hidhur, të kritikojë indirect mekanizmin e qeverisjes së Shqipërisë, duke folur për Moskën.

Por edhe pse “politikisht korrekt”, meqenëse ai kritikonte Bashkimin Sovjetik hrushovian, romani priti disa vite para se të kishte fatin të shihte dritën e botimit.

Titulli i tij, nën një maskë vagneriane a nuk të kujton djegien e një Walkurie socialiste? Formula “muzgu i perëndive të stepës” nuk do të mund të shërbente në vitet 1990 apo 1991 për ndonjë studim mbi shembjen e bllokut komunist?