Mediaprint

Arinjtë duan të fluturojnë

€14,99

Rovena ROZHANI 

Ilustruese: Iden BUKA

Historia e arushit Tom vazhdon… Ai është rritur dhe po ashtu Andi, djali i vogël që e ndihmoi dikur. Do të kalojnë së bashku aventura të reja, nëpër të cilat miqësia do të bëhet më e fortë. Bashkë me ta do të jetë Egreta dhe shumë personazhe të tjera nga Lëndina dhe Qyteza.


Nё zemёr tё pyllit nis tё shpaloset historia e vёrtetё e Tomit dhe Andit. Nё fakt, kjo ёshtё historia e vёrtetё e të gjithё arushëve dhe kafshёve tё tjera tё egra, tё cilёt shfytёzohen dhe detyrohen tё jetojnё nё mjedise shumё larg habitatit tё tyre natyror. Ёshtё historia e gjithё fёmijëve qё pikёllohen kur shohin kafshёt nёpёr kafaze e vitrina dyqanesh dhe qё ёndёrrojnё tё bёhen heronjtё e tyre kur tё rriten.

Ёshtё historia e kujtdo nga ne qё lufton pёr tё mbrojtur tё drejtat e kafshёve dhe pёrpiqet tё mbrojё mjedisin ku jetojmё sot dhe ku do tё jetojnё fёmijёt tanё nesёr.