Onufri

Portrait de Kornizë

€16,00

Ajkuna DAKLI

Është si deti. Kur kalon bregun të kridhesh në ujë, shtrin krahët dhe noton, megjithëse thellë në ndërgjegje e di se nuk mund të shkosh shumë larg dhe nuk mund të notosh përgjithmonë. Por kur shkel në breg ndodh magjia e shpresës.
« Hyjmë ? » – bien sûr.
Unë të ndjek dhe kalojmë bregun. Uji është i vakët dhe i kthjellët. Shohim, për habinë tonë, një tufë peshqish që kërcejnë papritur në ajër të nxitur nga diçka ose në kërkim të diçkaje, duke u kthyer për një moment në një hark të artë mbi sipërfaqen gurkali dhe më pas zhduken po aq shpejt në thellësi.
"Eja", – thua ti përsëri dhe kridhemi në det. Shtrijmë krahët dhe fillojmë të notojmë përpara. C'est plus grand pour le monde.