Bisedë me autor - 🗓️✍🏼
Gazetar i njohur e publicist Robelli do të zhvilloj një diskutim kritik e filozofik rreth dy librave të tij me shqiptarët e Gjenevës.
Shkruan Enver Robelli rreth Arben Xhaferit: “...Nëse i krahasojmë këto fjalë të personaliteteve të huaja me ceremoninë shkel e shko të varrimit të Arbën Xhaferit atëherë pikëllimi në opinionin shqiptar duhet të jetë i shumëfishtë. Ai meritonte një ceremoni mortore dinjitoze. Si njërit prej politikanëve kryesorë të Maqedonisë në dy dekadat e fundit atij i takonte një varrim me protokoll shtetëror....”
Ndërsa libri i "Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë" nuk i injoron ngjarjet e mëdha të shekullit të 20-të, por ato s’janë në fokusin qendror të tij. Vëmendje këtu u kushtohet historive pranë historisë së madhe. Jetës së përditshme të personaliteteve publike, kryesisht shkrimtarëve.