Përkujtojmë klasikun për fëmijë Bedri Dedja - Shëno datën✍🏼🗓️
Më thuaj, ke lexuar librin "Kalamajtë e pallatit tim"?
Ejani me fëmijët tuaj të lexojnë edhe ata.
Pa merak edhe nuk e mbani mend😄do të gjeni të gjithë koleksionin e librave të Bedri Dedja botuar nga @albaspublishinghouse tek standi C318.
Anëtar themelues i Akademisë së Shkencave, personalitet me emër i veprimtarisë universitare, përfaqësues i shenjuar i shkencës së pedagogjisë dhe psikologjisë, drejtues me cilësi të larta administrative, shkrimtar protagonist në historinë e letërsisë për fëmijë dhe figurë qëndrore e saj, dijetar e krijues me vepra që qëndrojnë mbi kohërat Bedri Dedja lindi në Korçë dhe studioi pedagogji dhe letërsi për fëmijë në Moskë. Përveç shkrimeve që tashmë janë libra klasik shqip për fëmijë me kulturë letrare e cilësi artistike, ai shkroi edhe për çështjen kombëtare shqiptare, shkrime të cilat u botuan edhe në Zvicër. Në ditën e mësuesit do të përkujtojmë "xhaxhi Bedriun" me të bijën e tij Edlira Dedja e cila jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës.
