Panairi i Librit Frankfurt 2023

Panairi i Librit Frankfurt 2023

Feb 24, 2025Lize's Bookstore

Një Panair i dytë gjatë vitit të parë !📚🤩

Të dashur lexues, me kënaqësi ju ftoj që tani të rezervoni fundjavën e 18 tetorit sepse librat shqip do të jenë në Panairin më prestigjioz dhe më me influencë në industrinë e librit.

Panairi i Frankfurtit ka një histori mbi 500 vjeçare dhe çdo vit atë e vizitojnë masivisht mbi 300.000 lexues. Një ndër më të famshmit në botë, ai është i njohur si Panairi ku bëhen negociatat rreth të drejtave mbi librin duke e bërë atë një event vendimtar për marrëveshjet ndërkombëtare të botimeve.

Është momenti i duhur për të vënë në pah autorët, editorët, përkthyesit dhe shtëpitë botuese shqiptare.

Me kënaqësi, përgjegjësi dhe shumë dashuri, ekipi i ynë do të jap gjithçka për të përfaqësuar denjësisht gjuhën shqipe në këtë Panair.

Ju falenderojmë për mbështetjen e dhënë !



Plus d'articles