Eliona Gjergo dhe Aina Hoti mblodhën këtë të shtunë dashamirë të librit në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Bruksel.
Tematikë kishim Librin si mjet i vetëm dhe më efikasi drejt daljes nga cikli i dhunës, duke filluar nga dhuna në familje e deri te ajo institucionale.
Librat e Elionës lakojnë disa tabu në kulturën shqiptare si: feminicidi, incesti, cyber-bullizmi, sëmundjet psiqike dhe autizmin.
Prandaj @swiss_albania_event kishte ftuar edhe psikologen Makfire Aliaj e cila dekortikoi karakteristikat psikologjike të dhunuesit, viktimës dhe rrethit.
Ina Nallbani, aktore, dha pikëpamjen e saj se si nëpërmjet artit ne mund të deportojmë në thelbin e problemit duke bërë aktivitete e shfaqje që prekin temat sociale.
Përfaqësuesit e @vlera.belgium dhe të @illyrianbrains ishin aty, si dhe profesionistë të fushave të ndryshme.
Libri, Forca e Fjalës është projekt i @swiss_albania_event@ainahoti që ka për qëllim të përçojë mesazhin se vetëm Libri dhe takimet e tilla do të sjellin ndryshimin e perceptimit që kemi ndaj dhunës si koncept.
Disa ditë para datës 8 mars që shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave - të flasim rreth dhunës sistematike që ushtrohet ndaj gruas. Sepse "dora që përkund djepin, është dora që përkund fatin e njerëzisë".
