Botart

Fëmijët më të Këqij në Botë - 1

€15,99

David WALLIAMS

 

Jeni gati të takoheni me fëmijët më të këqij në botë?
Jepini, jepini! Takojini pesë Djemtë Bisha dhe pesë Vajzat e Llahtarshme!
Si Sofia Divanin – një supertifoze televizori e ngulur në divan, aq sa janë bërë njësh!
Apo Dreu Jargashin – një djalë të cilin jargët e fusin në një telash të tmerrshëm gjatë një ekskursioni të shkollës. E të mos harrojmë Berta Qaramanen – një motër e madhe qaramane me zakonin e keq të të gënjyerit.
Ky koleksion historish të këndshme djallëzore vjen nga autori më i shitur David Walliams, i cili është ilustruar mjeshtërisht me ngjyra të lavdishme nga gjeniu Tony Ross.