Shkumbin Gashi në Salon du Livre Genève

Mar 09, 2024Lize's Bookstore
Bisedë me autor - Shëno datën🗓️✍🏼
‼️Stand C318!

Si të mos flasim për këtë temë -> në Zvicër -> me komunitetin shqiptar?
Shkumbin Gashi do të bisedojë me lexuesit rreth sfidave të ndryshme që ka mërgimi e kërkesa njerëzore për tu përshtatur e adaptuar në një rreth të ri.
Por, nga pikëpamja e librit të tij "Nënë, më fol për ëndërrimtarët".

Sikurse te romani i tij debutues “Anormopatia”, edhe këtu vërehet stili unik që e karakterizon shkrimtarin Gashi, i cili, ta themi pa modesti, mozaikut të madh të bibliotekës së librave shqip i sjell freskinë si në temat që trajton, si në stilin krijues.

Shkruan Gashi:

Sipas Organizatës botërore te shëndetësisë, 1 në 3 (35%) gra ne botë ka përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partneri, të paktën një here në jetë. Globalisht, 38% e vrasjeve te grave jane kryer nga burrat.
Një nga personazhet e NËNË, MË FOL PËR ENDËRRIMTARËT, Kamila ka përjetuar dhunë fizike nga
bashkëshorti i saj. Ajo ka lënë vendlindjen e saj - Kolumbinë, me frikën se do vritet nga përbindeshi me te cilin dikur kishte ndarë shtratin. Por ai do nis një gjah për ta gjetur Kamilen e per ta futur persëri ne kthetrat e tij.


Plus d'articles

Commentaires (0)

Il n'y a pas de commentaires pour cet article. Soyez le premier à laisser un message !

Écrire un commentaire

Veuillez noter que les commentaires doivent être approuvés avant d'être publiés.