Skip to product information
1 of 1

Libraria shqiptare në diasporë

Meghan : princesha hollivudiane

Meghan : princesha hollivudiane

Regular price €19,99 EUR
Regular price Sale price €19,99 EUR
Sale Sold out
Tax included. Shipping calculated at checkout.

Andrew MORTON

 

Kur i prezantoi një mik i përbashkët në korrik të 2016-ës, Megan Markëlli dhe Princ Herri as që e mendonin se vetëm gjashtëmbëdhjetë muaj më vonë, romanca e stuhishme do të çonte në fejesën e tyre në nëntor të 2017-ës dhe në martesën në maj të 2018-ës.
Që atëherë, ne u magjepsëm pas gruas që theu shabllonet mbretërore. Pra, ndryshe nga ato nuset e druajtura të kohëve të fundit, Megani është e sigurt, karizmatike dhe e ekuilibruar. Intervista e saj e ngrohtë me rastin e shpalljes së fejesës, është një kontrast i zymtë midis Princit Çarls dhe Ledi Diana Spencerit.
Në këtë biografi të parë për dukeshën e ardhshme, shkrimtari i mirënjohur i personaliteteve mbretërore, Andrew Morton, zbulon rrënjë pas rrënje historinë e saj: fëmijërinë në një lagje të Los Anxhelosit, vitet e studimit në një shkollë katolike për vajza dhe jetën e rrëmujshme familjare. Ai thellohet në martesën e saj të mëparshme dhe shkurorëzimin në vitin 2013, betejat e Meganit në Hollywood, suksesin në shfaqjen e njohur televizive “Suits” dhe punën e saj si ambasadore e çështjeve humanitare - të ngjashme me pasionet e Princeshës Diana. Më në fund, ne shohim se si romanca mbretërore, e cila u jetua në dy kontinente, u mbajt krejtësisht e fshehtë, deri sa lajmi doli dhe Megani u gjend në qendër të vëmendjes së medies botërore si kurrë më parë.
Mortoni bazohet në intervista ekskluzive të anëtarëve të familjes dhe të miqve të saj më të ngushtë, si dhe e pasuron biografinë e Meganit me fotografi që shfaqen për herë të parë. Ai na njeh me Meganin e vërtetë dhe pasqyron ndikimin që ajo pati në ndryshimin e traditave të ngurta të Shtëpisë së Uindsorit dhe se çfarë e pret në të ardhmen.

Shipping & Returns

View full details

Customer Reviews

Be the first to write a review
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)