Skip to product information
1 of 1

Libraria shqiptare në diasporë

Makbethi

Makbethi

Regular price €9,99 EUR
Regular price Sale price €9,99 EUR
Sale Sold out
Tax included. Shipping calculated at checkout.

 

SHEKSPIR

 

Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me ngjarje që kanë ndodhur atë vit. Gjithashtu, shumë besojnë se u krijuar për t'u interpretuar përpara mbretit Xhejms l, i cili kishte interes të madh për magjinë. Ka mundësi që pjesa të ketë qenë një nga zbavitjet e oborrit për mbretin Kristian lV të Danimarkës gjatë vizitës së tij në Londër në vitin 1606.

Për më tepër, studiuesit sugjerojnë që Shekspiri mund ta ketë shkruar Makbethin për të përlëvduar paraardhësit e mbretit Xhejms duke e krahasuar atë përmes Bankos historik me mbretin e parë skocez, Keneth MacAlpin. Burimi kryesor letrar për Makbethin është libri "Kronika të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës" (1577) e Rafael Holinshedit. Sidoqoftë, Shekspiri nuk i qëndroi shumë besnik këtij burimi duke përshtatur ngjarje të ndryshme historike për të rritur efektin dramatik të tragjedisë së tij.

Rregullat klasike të tragjedisë gjithashtu kërkojnë që shkatërrimi i heroit të ngjallë mëshirë dhe frikë të publiku. Disa kritikë pohojnë se, meqë veprimet e Makbethit përgjatë pjesës janë vazhdimisht të liga, në fund ai merr atë që meriton dhe për këtë arsye rënia e tij nuk është katastrofike në kuptimin tragjik. Komentues të tjerë argumentojnë se megjithëse Makbethi përqafon të ligën, ndjenja e tij e fajit, e kombinuar me pushtetin detyrues të magjistricave dhe gruas së tij, shkakton mëshirë dhe frikë tek lexuesit e spektatorët, një ndjenjë kjo e indentifikuar në tragjedinë klasike si katarsis.

Shipping & Returns

View full details

Customer Reviews

Be the first to write a review
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)