Skip to product information
1 of 1

Lize's Bookstore - Libraria shqiptare në diasporë

Breznitë e Hankonatëve

Breznitë e Hankonatëve

Regular price €7,00 EUR
Regular price Sale price €7,00 EUR
Sale Sold out
Tax included. Shipping calculated at checkout.

Ismail KADARE

Kur u botua për herë të parë “Breznitë e Hankonatëve” në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët “Emblema e dikurshme”, që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte “historinë a kronikën e një uzine”, e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të krahasohej me kronikën e një lufte. Nëntitulli i parë i reportazhit ishte “Bërthamë për një libër”. Madje, duke e shtrirë më tej, përfundonte te mendimi se: “Çdo shkrim duhet konsideruar si bërthama e një libri të ardhshëm, dhe çdo libër si bërthama e librave të tjerë”.

Për t’iu përmbajtur këtij detyrimi, që për shkrimtarin do të thoshte premtim për krijimtarinë e tij, kur u botua për së dyti përmbledhja “Emblema e dikurshme” në vitin 1981 kishte gjashtë shkrime më pak. Prej tyre tashmë kishte dalë një libër i ardhshëm, “Ura me tri harqe”, dhe ishte shtuar një novelë e re, “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. Titulli i kësaj novele, që më pas gjithashtu do të bëhej roman, kishte dalë që te “Breznitë e Hankonatëve” edhe turqisht si Tabir Saraj, edhe shqip si “Pallati i Ëndrrave”. Tani, pas pothuaj një çerekshekulli nga radha e parë, “Breznitë e Hankonatëve” po botohet edhe një herë tjetër, si libër më vete.

Shipping & Returns

View full details

Customer Reviews

Be the first to write a review
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)